Korea e Veriut ka dërguar një mësazh “pajtues” te Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, përderisa të dyja vendet vazhdojnë konfliktin rreth negociatave bërthamore, ka njoftuar një gazetë e Koresë së Jugut.
Gazeta “Chosun Ilbo”, duke cituar burime diplomatike njoftoi më 31 dhjetor se Kim Jong Un dërgoi “një letër” tek presidenti i SHBA-ve, e cila u dorëzua më 28 dhjetor, përmes një kanali të paspecifikuar.
Departamenti i Shtetit i SHBA-së nuk ka komentuar menjëherë raportin.
Uashingtoni dhe Pheniani janë përfshirë në një bllokadë në negociatat mbi procesin e denuklearizimittë Koresë së Veriut dhe heqjen e sanksioneve ndërkombëtare.
Kim dhe Trump u takuan më 12 qershor në Singapor, ku deklaruan se do të ndodhë një “denuklearizim i plotë” mirëpo pa dhënë detaje se kur dhe si do të ndodhte.
Më 20 dhjetor, Koreja e Veriut tha se kurrë nuk do të heqë dorë nga armët e veta bërthamore në rast se Shtetet e Bashkuara nuk e largojnë kërcënimin e vet bërthamor, duke shfaqur një qëndrim të ashpër me amerikanët.
Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Qyteti ukrainas goditet nga një sulm “masiv”
Sot, në orën 23:59 mbyllet afati i subjekteve politike për d...
A u rregullua raporti Alba dhe Benita pasi që Benita i kërko...