Kundërshtarët e një marshimi për të drejtat e homoseksualëve e mbajtur në kryeqytetin ukrainas kanë hedhur bomba tymi dhe gaz lotsjellës, ka thënë agjencia e lajmeve Interfax e cila citon policinë të ketë thënë se pesë oficerë të policisë u plagosën gjatë përleshjes.
Raporte të tjera thonë se katër nga 300 marshuesit gjithashtu janë plagosur.
Marshi u zhvillua të shtunën në mëngjes përgjatë lumit Dnipro në Kiev. Policia e trazirave e pajisur me helmeta ka formuar një kordon për të mbajtur protestat dhe kundërshtarët në një distancë nga njëri-tjetri. Kundërshtarët hodhën bomba tymi dhe disa u përpoqën të çajnë kordonin. Disa demonstrues u sulmuan pasi marshuesit ishin shpërndarë.
Ashtu si në pjesët e tjera të ish-Bashkimit Sovjetik, armiqësia ndaj homoseksualëve vazhdon. Tensionet janë acaruar shkaku i pretendimeve të opozitës që thonë se politika Ukrainës në drejtim të Perëndimit do të promovojë martesat e homoseksualëve.
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës