Një këshilltar i fushatës zgjedhore ndaj Donald Trump është deklaruar fajtor pasi ka gënjyer FBI-në në lidhje me kohën e takimeve rreth ndërmjetësimit të dyshuar për Rusinë.
George Papadopoulos pranoi se bisedimet ndodhën ndërsa ai punoi për Trump, dhe jo më parë, tregojnë dokumentet gjyqësore, transmeton portali arbresh.info
Ai tha se atij i ishte thënë se rusët podesonin “materiale të dëmshme” për Hillary Clinton.
Akuzat janë të parat që do të sillen nga Robert Mueller, avokati i posaçëm që heton lidhjet e dyshuara midis Rusisë dhe fushatës së Trump.
Të dy palët mohojnë çdo marrëveshje.
Më parë është raportuar se ish-menaxheri i fushatës së Trump, Paul Manafort ishte akuzuar për mashtrim tatimor lidhur me një rast nga hetimi Mueller./arbresh.info/
Fshatrat e Podujevës do të mbesin pa furnizim me ujë të mërk...
Maguire rinovon me Manchester United edhe për një vit
Një i vdekur dhe 27 të lënduar pasi një tren i shpejtë u për...
Deondre Burns zyrtarisht largohet nga Prishtina, rikthehet n...
Robert Rrahmani “Ylli i Javës” në Superligën e K...
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën