Këshilli i Lartë Iranian i Sigurisë Kombëtare njoftoi sot se projekt-ligji i fundit për të rritur pasurimin bërthamor “nuk është në kundërshtim me interesat kombëtare”.
Presidenti iranian Hassan Rouhani kishte kundërshtuar Ligjin Strategjik për Revokimin e Sanksioneve i cili u miratua nga parlamenti iranian.
Rouhani tha se do të jetë “e dëmshme” për përpjekjet diplomatike të vendit për të rivendosur marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 të nënshkruar midis Iranit dhe fuqive botërore.
Megjithatë, organi më i lartë iranian përmes një deklarate tha se kundërshtimi i këtillë “do të dëmtojë reputacionin e institucioneve ligjore të vendit”.
Të mërkurën, Këshilli Gardian Iranian miratoi projekt-ligjin e parlamentit që lejon Iranin të zvogëlojë angazhimet e tij bërthamore të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015.
Projekt-ligji i ri kërkon që Organizata Iraniane e Energjisë Atomike të pasurojë uranium me 20 për qind pastërti dhe të rrisë rezervat e saj të uraniumit me nivel më të ulët të pastërtisë.
Marrëveshja bërthamore e vitit 2015 i lejon Iranit vetëm pasurim të uraniumit prej vetëm 3,67 për qind.
Këto zhvillime vijnë pas vrasjes së shkencëtarit të lartë bërthamor të Iranit, Mohsen Fakhrizadeh, i cili u vra javën e kaluar në Teheran. Zyrtarët iranianë fajësuan Izraelin për vrasjen./AA/
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës