Nga sot Këshilli i Bashkimit Evropian do të udhëhiqet nga një ish-rektor universiteti. Kryeministri çek Petr Fiala është një shkencëtar politik që shërbeu si rektor i Universitetit Masaryk në Brno nga 2004 dhe 2011, shkruan arbresh.info
Republika Çeke sot merr presidencën e Këshillit të BE-së me besim dhe ambicie, shkruan DW.
Pushtimi rus i Ukrainës, kriza energjetike, ndryshimet klimatike dhe një samit evropian, janë sfidat që pritet ti ketë i pari i Këshillin e Bashkimit Evropian, transmeton arbresh.info
Pra sipas të dhënave në internet, Petr Fiala, është një politikan dhe politolog çek, i cili ka qenë Kryeministër i Republikës Çeke që nga nëntori 2021 dhe lider i Partisë Demokratike Qytetare (ODS) që nga viti 2014.
Ai ka shërbyer si Ministër i Arsimit, Rinisë dhe Sporteve nga viti 2012 deri në vitin 2013.
Më parë ai ka qenë rektori i Universitetit Masaryk në Brno, dhe ka treguar një sukses të jashtëzakonshëm në udhëheqje.
Ndryshe, Fiala u zgjodh për herë të parë në Dhomën e Deputetëve si jopartiak në zgjedhjet e parakohshme të vitit 2013. Ai u bë kreu i ODS në janar 2014, duke premtuar se do të reformonte partinë dhe do të rifitonte besimin.
Njoftohet se BE do të udhëhiqet nga dy ish-rektorë universitetesh: Kryeministri çek Petr Fiala dhe miku i tij, muzikologu Mikulas Bek, që drejtoi institucionin nga 2011 deri në 2019 dhe sot shërben si ministër i Çështjeve Evropiane të Republikës Çeke./arbresh.info/
Gjykata Speciale mban ligjërata me nxënës të shkollave të me...
Limi e fton Albën të ulet pranë tij, ajo e refuzon
Basha: 28 vjet nga sulmi i dytë në Prekaz, simbol i vendosmë...
Ekstradohet nga Kosova në Gjermani një i dyshuar, një i dënu...
Kosova pjesë e Bordit të Paqes, Abdixhiku: LDK i gëzohet kët...
Operacioni “Bregdeti”/ Konfiskohen mbi 76 kg mariuhanë, arr...