Ish-sekretari amerikan i shtetit John Kerry ka thënë se Izraeli nuk ka plane për të bërë paqe me palestinezët, ndërsa përshëndet punën e “jashtëzakonshme” që palestinezët po bëjnë për të ulur tensionet.
“Palestinezët kanë bërë një punë të jashtëzakonshme për të ulur tensionet”, tha Kerry, transmeton portali arbresh.info
Në një fjalim në vitin 2016, Kerry ende në pozitë, qortoi Izraelin mbi joproduktivitetin në bisedimet e paqes.
“Kur u krye Intifada (në vitin 2015)ata (palestinezët) nuk dhuruan dhunë në Bregun Perëndimor”, shtoi ai.
Regjistimet e publikuara së fundmi nga mediat amerikane, janë bërë në një konferencë në Dubai, ku morrën pjesë diplomatët më me ndikim mbi Lindjen e Mesme.
Kerry kishte kritikuar mungesën e interesimit të regjimit të Tel Avivit për paqe.
“Miqtë duhet t’i tregojnë njëri-tjetrit të vërtetat e dhimshme dhe miqësitë kërkojnë respekt të ndërsjellë”, shtoi ai.
Fjalimi ndezi “zjarr” te kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu dhe shumë anëtarë të Kongresit të SHBA, përfshirë senatorin republikan John McCain dhe senatorin demokrat Chuck Schumer.
Zgjerimi i ndërtimit të vendbanimeve në territoret e pushtuara palestineze ka qenë një ndër pengesat kryesore në rrugën drejt marrëveshjes së mundshme./arbresh.info/
Zbulohen ambiente për lojëra fati dhe drogë në Milot e Laç, ...
“Kjo është çështje e imja, ma lini mua” – Perez për si...
Britani: Kushdo që ka lindur pas vitit 2008 do të ndalohet t...
Mbi 20 garazha, fillon lirimi dhe rrënimi i objekteve pa lej...
Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë një person, dërgohet në ...
Sonte nis faza e zjarrtë e play-offit, Bashkimi e pret Borën...