Policia italiane ka nisur hetimet pas kërcënimit që i është bërë Papa Françeskunt. Autoritet italiane në Milano kanë deklaruar se atij i është dërguar një zarf me tre plumba.
Në zarf shkuhej “Papës, Vatikanit, Sheshit të Shën Pjetrit” dhe mësohet se ka ardhur nga Franca. Shënimi ishte shkruar me stilolaps në një mënyrë të palexueshme dhe i drejtohej drejtpërdrejt papës.
Zarfi, sipas asaj që është mësuar, përmbante tre fishekë të tipit Flobert, të kalibrit 9 milimetra.
Sipas mediave italiane dërguesi tashmë është identifikuar. Nga ajo që është mësuar nga burimet hetimore deri më tani ky person nuk është i panjohur për policinë pasi ai i ka dërguar letra Vatikanit edhe në të kaluarën. Për momentin hetuesit janë të përqendruar në vendndodhjen e tij nëse ai ndodhet në Francë apo në Sheshin e Shën Pjetrit në Romë./TVKlan
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën