Autoritetet në shtetin amerikan të Xhorxhias po hetojnë kërcënimet e bëra online ndaj anëtarëve të jurisë së madhe që paditi ish-presidentin Donald Trump ditën e hënë.
Informacione personale, përfshirë adresat dhe fotot e anëtarëve të jurisë, u ndanë në platformat e ndryshme të së djathtës në internet.
Zyra e sherifit të kontesë Fullton deklaroi se ishte në dijeni të kërcënimeve dhe se po përpiqej të identifikonte personat që fshihen pas tyre.
Emrat e anëtarëve të jurisë u publikuan në aktpadi, që është dhe një praktikë rutinë në shtetin e Xhorxhias.
Por pasi identitetet e tyre dolën në atë dokument, mbështetës të ish-presidentit publikuan informacione shtesë mbi ta online dhe postuan fotografitë dhe adresat e tyre në forume dhe rrjete sociale si “Telegram”.
Lajmi vjen vetëm pak ditë pasi juria votoi të padiste zotin Trump për 13 akuza, mes të cilave ajo e ndërhyrjes në zgjedhje. Ai i ka cilësuar të gjitha akuzat si të motivuara politikisht.
Zyrtarët e shtetit të Xhorxhias nënvizuan më tej se krahas informacioneve personale, ndaj pjesëtarëve të jurisë ishin publikuar edhe kërcënime, të cilat sipas policisë mund të arrijnë deri në nivelin e frikësimit.
Burimet shtuan se çështja po hetohet me seriozitet dhe në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese federale./euronews
Nis protesta kombëtare e thirrur nga PD-ja, kërkohet rrëzimi...
Abdixhiku në Dragash: Kosova duhet të investojë te familja, ...
Vdekja e Shemit, policia jep detajet e fundit
I dërguari i Trump në Grenlandë: Do të punoj që ishulli të b...
Specialja hedh poshtë kërkesën e Kadri Veselit për lirim të ...
Deklarim i rremë për ryshfet, arrestohet një person në Prish...