Japonia do të bëjë gjithçka për të mbrojtur vendin, ka deklaruar kryeministri Shinzo Abe, menjëherë pas një lëshimi të një rakete nga regjimi i Kim Jong-un mbi vend.
Pheniani ka lëshuar një tjetër raketë të re drejt detit të Japonisë, e cila ka kaluar mbi territorin japonez, duke shfaqur kështu kërcënim serioz mbi Japoninë, transmeton portali arbresh.info
Kryeministri japonez ka paralajmëruar së veprimi i fundit i regjimit koreano veriore rrit frikën për fillimin e një Lufte të Tretë Botërore.
“Ne do të bëjmë përpjekje maksimale për të mbrojtur qytetarët e vendit tonë”, ka thënë ai, para se të hynte një takim urgjent të qeverisë.
Sekretari i Përgjithshëm , Yoshihide Suga , gjithashtu e përshkroi testin e raketave si një “kërcënim të paprecedent, të rëndë”.
Koreja Veriore ka rritur ndjeshëm tensionet mes Japonisë dhe vendeve tjera perëndimore me testimin e fundit të raketës balistike.
Presidenti amerikan, Donald Trump, është zotuar se do të mbrojë Japoninë nga kërcënimet e regjimit koreano verior./arbresh.info/
Kurti për Eliot Engel: Njihte të drejtën historike të Kosovë...
Endrit Thaçi uron babain për ditëlindje: Na mungon çdo ditë,...
Homazhet për Qosjen, Osmani nënshkruhet në Librin e Zisë
Hamza uron Hashim Thaçin për ditëlindje: Na ke munguar shumë...
Haxhiu: Eliot Engel nuk heshti për Kosovën në kohët më të vë...
Kuvendi mblidhet në seancë solemne për kongresmenin Eliot En...