Janë katërfishuar rastet e fëmijëve të infektuar me Covid-19 në New York, sipas një njoftimi të zyrtarëve shëndetësorë. Në një deklaratë të premten, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në ditët e fundit ka pasur një rritje alarmante të shtrimeve në spitalet pediatrike të Nju Jorkut për shkak të Covid-19.
Rreth gjysma e tyre janë fëmijë nën moshën pesë vjeç. Vlen të theksohet se numri i rasteve me Covid në SHBA gjithashtu ka shënuar rritje, me një mesatare prej gati 190,000 rastesh të reja në 24 orë gjatë shtatë ditëve të fundit, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.
Epidemiologu amerikan Anthony Fauci, pranoi se ka mungesë të testeve Covid në SHBA dhe premtoi se do të ketë më shumë teste të disponueshme muajin e ardhshëm. Lidhur me variantin “Omicron”, shkencëtari amerikan theksoi se është një variant shumë ngjitës dhe për ketë arsye duhet të merren masat e nevojshme.
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...