Të paktën katër persona janë vrarë, si pasojë e të shtënave masive me armë zjarri në shtetin amerikan të Allabamas.
Disa persona janë plagosur, pas incidentit që ka ndodhur në festën e një ditëlindjeje.
Të shtënat kanë ndodhur në orën 22:30 me orën lokale, të shtunën, në qytetin Dadevill.
“Këtë mëngjes, ndaj dhimbjen me njerëzit e Dadevillit, dhe banorëve të dashur të Allabamas”, ka thënë guvernatorja shtetërore, Kay Ivey.
“Krimi i dhunshëm nuk ka vend në shtetin tonë, dhe ne jemi duke u informuar nga zyrtarë për zbatim të ligjit, për më të rejat e fundit”, ka thënë mes tjerash guvernatorja në një postim në Twitter.
Incidenti në Allabama vjen pas të shtënave masive, që kanë ndodhur të njëjtën ditën në shtetin tjetër amerikan, Kentaki, ku kanë mbetur të vdekur dy persona dhe janë plagosur katër të tjerë./rel
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar