Katër të vdekur nga tajfuni në Filipine, stuhia po i afrohet Tajvanit

13:49 | 10 Nëntor 2025
E.G

Tajfuni Fung-wong i cili ka goditur Filipinet dhe ka lënë katër persona të vdekur, tani është dobësuar.

Një nga stuhitë më të fuqishme të vitit në Filipine, Supertajfuni Fung-wong, ka vrarë katër persona, sipas autoriteteve, ndërsa filluan vlerësimin e dëmeve pasi tërbimi i tij u qetësua, megjithëse ende nuk ka raportime për shkatërrime të mëdha.

Më shumë se një milion njerëz u evakuuan përpara se Fung-wong të godiste tokën të dielën, duke shkaktuar erëra të forta, shira të rrëmbyeshëm dhe dallgë stuhie në ishullin më të populluar të Luzonit, të cilat lanë disa pa gjumë gjatë gjithë natës.

Sinjalizimet e hershme sugjerojnë se numri i të vdekurve “do të jetë minimal”, sipas zyrtarëve. Rrëshqitja e dheut varrosi një shtëpi duke vrarë dy fëmijë në qytetin verior të Kayapa-s në provincën e Nueva Vizcaya-s, tha zyrtari rajonal i mbrojtjes civile Alvin Ayson me telefon.

Ato pasuan dy vdekje nga mbytja dhe mbeturinat e rëna.

Rrëshqitjet e dheut izoluan gjithashtu të paktën katër qytete në provincën e Aurora-s, ku Fung-wong arriti në tokë, shtoi Alejandro.

Super-Tajfuni parashikohet të zhvendoset në verilindje drejt Tajvanit, me erëra mes 130-160 km/orë , ku mund të sjellë shi e valë stuhishë në zonat bregdetare.

Parashikohet që Fung-wong të godasë bregdetin perëndimor me popullsi të dendur të Tajvanit të mërkurën, megjithëse shiu i tij më i madh pritet përgjatë bregdetit lindor malor, ku 18 persona vdiqën në shtator në përmbytjet e shkaktuara nga një tajfun i mëparshëm.

Qeveria tashmë ka urdhëruar evakuime në qytetin e Guangfu-së, vendi ku ndodhën ato përmbytje vdekjeprurëse.

Stuhia është e 21-ta këtë vit në Filipine, që vjen pasi tajfuni Kalmaegi vrau 224 persona javën e kaluar, me pesë të vdekur në Vietnam./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme