Katër qytete në rajonin e Katalonjës në Spanjë, janë vënë në karantinë për shkak të pandemisë së coronavirusit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, 66 mijë banorët e vendeve të Igualada, Odena, Santa Margarida de Montbui dhe Vilanova del Cami, nuk mund të dalin nga qyteti, ndërsa mund të dalin nga shtëpia, ka deklaruar agjencia e mbrojtjes civile të enjten.
Ministri i Shëndetësisë në Katalonjë, Alba Verges, tha në një konferencë për shtyp se autoritetet do të përqendrohen në Igualada, një qytet me 40 mijë banorë, i cili është vetëm 70 kilometra larg nga kryeqyteti rajonal Barcelona.
Raportohet se aktualisht janë konfirmuar 58 raste në Igualada, 38 më shumë që nga dita e mërkurë.
Ndërsa Bashkimi Evropian përpiqet të merret me pandeminë, Italia ka “shtrirë” karantinën në të gjithë vendin, duke lejuar daljen e qytetarëve vetëm për raste emergjente.
Autoritetet në Romë gjithashtu kanë urdhëruar mbylljen e të gjitha dyqaneve që konsiderohen jo thelbësore për vendin.
Pas përjashtimit nga BBVA, Greta kërkon falje për Juelën: Ed...
Numri i të vdekurve në Liban rritet në 850, thotë Ministria ...
Vdekja e filozofit gjerman, Kurti: Ai e quante moralisht të ...
Galatasaray synon transferimin e Bernardo Silvës, gati super...
Prishtina me lokacion zyrtar për mbeturinat ndërtimore dhe v...
Presidenti kroat për armatosjen e Serbisë: Ata po furnizohen...