Një peticion që bën thirrje për revokim të Nenit 50, në mënyrë që Britania të mbetet në BE ka marrë plot katër milionë nënshkrime.
Kjo vjen në ditën kur qindra e mijëra njerëz kanë vendosur të marshojnë nëpër Londër duke bërë thirrje për një Votim të Popullit, transmeton portali arbresh.info.
Organizatorët presin një pjesëmarrje të madhe sot, me protestuesit që do të zbresin në Sheshin e Parlamentit duke kërkuar që votuesit të lejohen të thonë fjalën e fundit në Brexit.

Në tetor të vitit të kaluar 700,000 njerëz u bashkuan me një demonstratë të madhe në kryeqytet.
Sipas ligjit të BE-së, Britania e Madhe duhet të kërkojë nga 27 udhëheqësit e BE-së shtyrje, por mund të vendosë të anulojë Brexit në mënyrë të njëanshme nëse ajo dëshiron.
Shefi i BE-së Donald Tusk këtë javë tha se heqja e nenit 50 do të jetë një nga opsionet në dispozicion nëse nuk ka marrëveshje deri më 12 prill.
Parlamenti duhet të marrë në konsideratë mbajtjen e një debati për të gjitha peticionet që fitojnë më shumë se 100,000 nënshkrime.
Megjithatë, Theresa May ka thënë se ajo ishte kundër heqjes së nenit 50./Arbresh.info/
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Kryetarja Haxhiu bëri homazhe në Lubeniq të Pejës
Yamal reagon ndaj racizmit: Jam edhe unë mysliman
Nis verifikimi i njëhsorëve elektrikë, disa që kishin mospër...
Trump: SHBA-të do të largohen nga Irani shumë shpejt
Po kërkohej përmes Interpolit, ekstradohet nga Zvicra në Kos...