Të paktën 20 persona janë lënduar, tre nga ta në gjendje serioze, në një aksident në karnavalin e Rio de Janeiros.
Një kamion që barte një fluturake të madhe humbi kontrollin në trotuarin e lagësht duke shtyrë drejt një rrethoje shumë shikues dhe valltarë, transmeton arbresh.info.
Pastaj ndërroi kah duke lënduar kështu edhe shumë të tjerë në anën tjetër.
Vozitësi i kamionit është arrestuar dhe është duke u marrë në pyetje.
Kamioni i takonte një shkolle të sambas dhe ishte një ndër të parët që do të fillonin paradën.
Në këtë karnaval që do të përfundojë të mërkurën, ishin prezent rreth 70,000 njerëz por vetëm ata që gjendeshin në fillim e panë ngjarjen, ndërsa parada u vazhdua duke mos u vërejtur nga të tjerët./Arbresh.info
21 Janari/ 15 vite nga vrasja e 4 protestuesve në Bulevardin...
15 vite nga 21 Janari, Rama: Krim shtetëror i pashembullt, d...
Kryetari i Kuvendit bën homazhe te varri i Ibrahim Rugovës
“Franga, dollar dhe euro”, qytetarët gjejnë kuletën dhe e do...
20-vjetori i vdekjes së Presidentit Rugova, Presidenca organ...
20 vjet nga vdekja e presidentit historik, Ibrahim Rugova