Autoritetet doganore të Kamboxhias i kanë zbuluar më shumë se 3.2 tonë të fildishit afrikan që ishte fshehur në një kontenjer të madh që po vinte nga Mozambiku. Gjetja e 1026 dhëmbëve në portin autonom “Phnom Penh” u bë me ndihmën e të dhënave sekrete nga ambasada amerikane.
Dërgesa kishte arritur në port vitin e kaluar, por marrësi i panjohur nuk arriti asnjëherë në port për ta marrë atë. Kërkesat për fildish nga Kina dhe Vietnami kanë bërë që Kamboxhia të bëhet vend transit i tregut ilegal të fildishit. “Dhëmbët e elefantit ishin fshehur nën copa të mermerit në një kontenjer që ishte braktisur”, tha Sun Chhay, drejtor i doganave në port.
Ai tha se nuk dihet nëse dërgesa ka qenë e destinuar për të qëndruar brenda shtetit apo për t’u transportuar në shtete tjera. Kamboxhia kohëve të fundit ka arritur të bëjë konfiskime të nivelit të lartë, sidomos në pesë vitet e fundit. Sasia më e madhe e gjetur e fildishit, para rastit të fundit, ishte ajo e vitit 2014, kur autoritetet kishin zbuluar tre tonë fildish, shkruan “BBC”
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Vdes në moshën 93-vjeçari disenjatori i famshëm italian, Val...
Merz: Evropa do të shmangë çdo përshkallëzim me SHBA