Kapet me tri qese marihuanë, arrestohet 22-vjeçari nga Ferizaji

09:30 | 20 Prill 2023
Diellza Gashi

Policia arreston një person të dyshuar për posedim të tri qeseve me marihuanë në Ferizaj.

Sipas njoftimit, sot rreth orës 05:15, gjatë patrullimit në rrugën “Hysen Tërpeza” kanë ndaluar një automjet Shkoda me targa vendore, shkruan arbresh.info.

Derisa i kanë kontrolluar shoferin dhe dy pasagjerët, të njëri pasagjer 22 vjeçar kanë gjetur tri qese me substancë narkotike, të dyshuara me marihuanë.

I dyshuari D.E është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit është liruar./Arbresh.info/