Të paktën 16 të rinj kanë humbur jetën në një aksident të rëndë në Kolumbi, pranë komunës së Segovias në verilindje të vendit. Ngjarja ndodhi në një rrugë që lidh qytetin e Medellinit me bregdetin kolumbian.
Sipas autoriteteve lokale, një autobus që transportonte rreth 40 studentë të moshës 16 deri në 18 vjeç doli nga rruga për arsye ende të paqarta dhe u rrëzua në një shkëmb disa dhjetëra metra të lartë. Numri i viktimave u konfirmua nga guvernatori i rajonit Antioquia, Andrés Julián Rendón.
Nga aksidenti, 19 të rinj të tjerë mbetën të plagosur dhe po marrin trajtim mjekësor në dy spitale në qytetet e afërta të Segovias dhe Remedios. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ndërsa ekipet e emergjencës kanë qenë në vendngjarje për të ndihmuar të mbijetuarit.
Ngjarja ka tronditur opinionin publik në Kolumbi dhe ka nxitur reagime ngushëllimi nga autoritetet dhe komuniteti lokal./rtsh.al/
Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarit policor në Pris...
9 Maji, Costa i drejtohet qytetarëve të Kosovës si ‘anëtarë ...
Ulet çmimi i naftës për katër centë, benzina mbetet e njëjtë
Klodi feston ditëlindjen, Elijona i bën dedikim special
“Nuk kam dhënë shembull të mirë”, Ola: Kur bën keq të vret
Podujevë, gruaja goditet me veturë nga ish-bashkëshorti