Policia italiane ka sekuestruar 12 kg kokainë si dhe 56 mijë euro që mendohet se janë rezultat i veprimtarisë së paligjshme i një bande të trafikut të drogës, pjesë e së cilës janë edhe shqiptarët.
Hetimet e thella zbuluan ekzistencës së një grupi të gjerë kriminal të përbërë nga persona të nacionaliteteve të ndryshme (italianë, shqiptarë dhe maqedonas). Fillimisht u bë identifikimi i shtëpisë së frekuentuar nga blerësit, e përdorur nga persona me precedentë penalë. Filluan kontrollet: në banesë u gjetën dhe sekuestruan mbi 12 kg lëndë narkotike gati për t’u hedhur në treg dhe 56 mijë euro cash.
Dy 25-vjeçarë me origjinë nga Maqedonia e Veriut të cilët ishin edhe “menaxherët” e veprimtarisë së paligjshme u arrestuan.
Pas arrestimit ata u dërguan në burgun e Montorio Veronese. Më pas me qentë e stërvitur antidrogë, policia bastisi edhe shtëpitë e personave të tjerë duke bërë të mundur gjetjen e drogës./lapsi/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...