Katër njerëz kanë vdekur derisa një konsiderohet I zhdukur nga vërshimet që kanë goditur disa vende në Greqi.
Në deklaratën e shërbimit të zjarrfikësve thuhet në një bodrum të një shtëpie në qytetin Kalamata është gjetur e vdekur një grua ndërsa në të njëjtin lokacion është gjetur I vdekur një 90 vjeqar, shkruan Asociated Press.
AP raporton se në Spartë është gjetur trupi i një 73 vjeçari.
Të gjithë trupat e të vdekurve janë gjetur në territorin e Peloponezit në jug ndërsa në veri të Greqisë është njoftuar për një grua të zhdukur.
Autoritetet bëjnë të ditur se në gjendje më të rëndë janë vendet rurale ku thellësia e ujit gjatë natës ka mbërritur deri në dy metra, ku janë përmbytur shumë kafshë. Në Kalamata 80 studentë janë bllokuar në konvikt sepse janë të rrethuar nga uji.
Autoritetet lokale kanë kërkuar nga shteti që të shpallë gjendje të jashtëzakonshme.
Operacion dhjetëditor: FSK-ja gjen trupin e të riut të zhduk...
Zelensky: ShBA do që Rusia dhe Ukraina t’i japin fund luftës...
“Benita, raportin me mua e ka pasur vetëm lojë”, deklaron Kl...
Nisin Lojërat Olimpike Dimërore
Trump: Bisedimet SHBA-Iran javën e ardhshme
Ligji i ri në Kroaci – Lehtësime të mëdha edhe për punëtorët...