Kaos në Bruksel, kundërshtohen masivisht kufizimet e reja

21:42 | 5 Dhjetor 2021

Mijëra njerëz kanë marshuar të dielën nëpër rrugët e kryeqytetit të Belgjikës, në Bruksel, për të kundërshtuar masat e reja të kufizime për shkak të pandemisë Covid-19.

Një grup demonstruesish u përleshën me policinë, e cila u përgjigj me gaz lotsjellës dhe ujë, transmeton portal arbresh.info

Pjesëmarrësit dënuan politikat e qeverisë për Covid-19, duke përfshirë vaksinimin dhe nxjerrjen e një leje shëndetësore për koronavirusin, për të cilën ata pretendojnë se shkel të drejtat dhe liritë e njeriut.

Marshuesit u shoqëruan nga një forcë e madhe policie, ku ngjarja u zhvillua në përgjithësi në mënyrë paqësore dhe u raportua vetëm për hedhje sporadike të objekteve ndaj oficerëve. Protestuesit u panë duke mbajtur pankarta të ndryshme, ku shkruhej “Covid është një gjenocid i organizuar”, “QR = svastika”, “Të bashkuar për lirinë, të drejtat dhe fëmijët tanë” dhe të ngjashme.

Ndërsa shumica e marshuesve në dukje u shpërndanë vetë pas përfundimit të ngjarjes, një grup më i vogël protestuesish të zhurmshëm u përplasën me një barrikadë të rëndë policie që ruante perimetrin e lagjes së BE-së të Brukselit.

Protestat kundër kufizimeve anti-koronavirus vazhdojnë për fundjavën e tretë radhazi në Bruksel, me mijëra njerëz që dolën në rrugët e qytetit për të dënuar politikat e qeverisë.

Brukseli ka njoftuar për kufizime të reja që synojnë të parandalojnë përhapjen e Covid-19 dhe variantit të zbuluar së fundmi, Omicron.

Masat e reja përfshijnë mbajtjen e detyrueshme të maskës për fëmijët deri në moshën gjashtë vjeç, si dhe kufizimin e ngjarjeve të brendshme në 200 pjesëmarrës. Qeveria njoftoi gjithashtu mbylljen, një javë më herët, të qendrave ditore dhe shkollave për festat e ardhshme, duke përmendur situatën e koronavirusit.

Gjatë javës së kaluar, mesatarisht çdo ditë në vend u zbuluan rreth 17,800 raste të reja të koronavirusit. Belgjika, një komb me rreth 11.5 milionë banorë, ka regjistruar mbi 1.8 milionë raste të Covid-19 që nga fillimi i pandemisë, me më shumë se 27,000 njerëz që i janë nënshtruar sëmundjes./arbresh.info/

Lajmet më të lexuara