Moti i keq ka shkaktuar anulime dhe vonesa në qindra fluturime në aeroportet e Frankfurtit, Mynihut, Shtutgartit në Gjermani.
Në Frankfurt, u anuluan 120 nga 1090 fluturimet e planifikuara për të dielën, tha një zëdhënës i operatorit të aeroportit për DPA.
Në aeroportin e Mynihut, problemet janë më të kufizuara, me pak vonesa në ekzekutimin e orarit të fluturimit, si dhe në Shtutgart, ku shërbimet kërkojnë që pasagjerët të arrijnë në aeroport shumë më herët.
Probleme nga moti i keq konstatohen edhe në funksionimin e hekurudhave, kryesisht në zonën e Frankfurtit, ndërsa autoritetet rekomandojnë drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të veçantë në rrugët ku mund të ketë borë apo akull./abcnews.al
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar