Senatori kolumbian Miguel Uribe Turbay, kandidat i mundshëm në zgjedhjet presidenciale të vendit vitin e ardhshëm, në një aktivitet zgjedhor në kryeqytetin Bogota.
Miguel Uribe Turbay, 39 vjeç, u sulmua ndërsa po i drejtohej një turme të vogël njerëzish në një park të shtunën. Policia arrestoi një të dyshuar 15-vjeçar në vendngjarje, thonë mediat lokale, shkruan BBC, përcjell Arbresh.info.
Gruaja e Uribes, Maria Claudia Tarazona, i bëri thirrje kombit të lutet për mbijetesën e tij.
“Miguel aktualisht po lufton për jetën e tij. Le t’i lutemi Zotit të udhëheqë duart e mjekëve që po e trajtojnë atë”, tha ajo.
Partia Centro Democratico e Uribes e dënoi sulmin, duke thënë se ai rrezikonte “demokracinë dhe lirinë në Kolumbi”.
Kosova dhe Shqipëria me marrëveshje për patrullim të përbash...
Projekti i SHKK-së në top 5 të Evropës
AIP thirrje partive: Mbroni të dhënat e qytetarëve gjatë fus...
Rubio: SHBA si heqin sanksionet ndaj Iranit vetëm për hapjen...
“The Best of Fisnik Asllani” – Bundesliga publikon përmbledh...
Protesta përpara Kryeministrisë për Zvërnecin, qytetarët çaj...