Himni austriak u bë pengesë e pakapërcyeshme për kancelarin federal të Austrisë, Sebastian Kurz gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara, transmeton Express.
Më saktësisht, ai nuk pranoi apo nuk mundi ta këndonte himnin austriak.
Kurz duhej të këndonte himnin e shtetit që udhëheq gjatë dhënies së shtetësisë austriake pasardhësve të viktimave të Holokaustit, megjithatë, duke gjykuar nga incizimi – gjithçka shkoi keq.
Teksa po intonohej melodia e himnit, Kurz tha: “Epo, ka sigurisht njerëz që mund të këndojnë më mirë se unë”.
Ai pastaj u përpoq ta bindte dikë të pranishëm ta këndonte në vend të tij dhe pasi “i zgjedhuri” nuk ishte fort i lumtur për këtë, ngase ajo pjesë i përkiste atij, ai sugjeroi që ta këndonin së bashku.
Kancelari nuk ishte i kënaqur me propozimin, kështu që gjatë intonimit të himnit, ai thjesht hapi gojën dhe qeshi.
“Frischi, Frischi! Wie geht unsere Nationalhymne schnell?!” pic.twitter.com/i5dmzzqzvu
— Ayranman© (@Ayranmagman) July 14, 2021
Gordon i hap derën Bayern Munichut
Këto lagje në Prishtinë do të mbesin për 7 orë pa ujë të pre...
Plani i Rritjes, Kurti: Nisin 61.8 milionë euro nga BE për K...
Publikohet formacioni i javës në Ligën e Kampionëve, shtatë ...
Deputetja e PDK-së thotë se u kërcënua nga një qytetar, e de...
Konjufca: Lajçaku na e vendosi në shpinë kushtin e Asociacio...