Kancelari gjerman Sebastian Kurz ka pranuar kërcënime në rrjetet sociale pas vendimit për mbylljen e disa xhamive në vend, raporton gazeta Osterreich.
Sipas gazetës, Kurz ka nisur të pranojë kërcënime me vdekje në Facebook, transmeton portali arbresh.info. Kancelaria gjithashtu ka konfirmuar që ky informacion i rëndësishëm është pranuar nga Zyra Federale për Mbrojtje të Kushtetutës dhe Kundër terrorizëm.
Më tej mediat raportojnë që është rritur mbrojtja personale e Kurzit dhe disa ministrave.
Në fillim të këtij muaji, Kurz në llogarinë e tij në Twitter shkroi që Austria do të dëbojë 40 imamë dhe mbyllë disa xhami për shkak të shkeljes së ligjit islamik austriak.
Kurz ka kritikuar në mënyrë të përsëritur “islamin politik”, duke urdhëruar zhvillimin e një ligji për “mbrojtjen e fëmijëve” që ndalon hixhabin në parashkollore dhe në shkollat fillore, në mënyrë që të sigurohet që “fëmijët nuk përballen me diskriminim në atë moshë”./Arbresh.info/
Thaçi mirënjohës ndaj qytetarëve që e uruan sot për ditëlind...
Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përk...
Kuvendi miraton rezolutën për Luginën, Haxhiu: Hap i rëndësi...
Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e j...
Cakolli: KQZ-së s’i takon të merret me afatet për formimin e...
Papa Leoni Thirrje ShBA-së dhe Iranit për rikthim në tavolin...