Për herë të parë që nga muaji mars, në Kanada nuk është raportuar asnjë viktimë e koronavirusit për periudhën 24-orëshe, sipas të dhënave të Agjencisë së Shëndetit Publik, të cilat u publikuan në orët e vona të së premtes.
Në bazë të të dhënave qeveritare, numri i përgjithshëm i viktimave të koronavirusit në këtë shtet mbeti 9,163, aq sa ishte një ditë më parë, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.
Megjithatë, gjatë kësaj periudhe u regjistruan 702 raste të reja të personave të infektuar dhe numri i përgjithshëm i të prekurve nga virusi i ri shkoi në 135,626.
Pas lehtësimit të masave kufizuese dhe rihapjes së shkollave, numri i rasteve të reja të virusit në Kanada ka shënuar rritje të lehtë ditëve të fundit. Rajoni i Kolumbisë Britanike i ka vendosur disa masa të reja për ta parandaluar rritjen e përhapjes së koronavirusit.
Megjithatë, situata e pandemisë në Kanada është shumë më e mirë, nëse krahasohet me shifrat në Shtetet e Bashkuara, ku deri më tani kanë vdekur më shumë se 190 mijë persona nga virusi i ri, ndërsa 6.4 milionë janë infektuar.
Rasti i parë i koronavirusit në Kanada është regjistruar më 25 janar në Toronto. Vatra të mëdha të përhapjes më pas ishin bërë provinca me popullsinë më të madhe, Ontario, dhe province fqinje, Kuebeku.
Juventus shënon fitore minimale ndaj Bolognas në udhëtim
Hamza: Asnjë luftëtar i lirisë nuk do të jetë kurrë vetëm, a...
Prishtina fiton derbin me Bashkimin – humbja e katërt ...
Numri i të vrarëve rritet në 16 nga sulmi në Australi
Policia britanike shpall në kërkim një shtetas shqiptar
Për herë të dytë me radhë, “Team Vitality” fiton Majorin në ...