Kanadaja do të punojë me partnerët e saj ndërkombëtarë për t’u siguruar se rrëzimi i avionit ukrainas, në të cilin vdiqën 63 shtetas kanadezë, është hetuar plotësisht dhe se pyetjet e kanadezëve kanë marrë përgjigje, deklaroi kryeministri Justin Trudeau.
Trudeau theksoi se ishte i shokuar dhe i trishtuar nga raportet e rrëzimit të avionit.
“Në emër të qeverisë së Kanadasë, Sophie dhe unë shprehim ngushëllimet tona më të thella për ata që kanë humbur familjen, miqtë dhe të dashurit e tyre në këtë tragjedi”, deklaroi Trudeau, duke iu referuar bashkëshortes së tij.
Trudeau shtoi se ministri i Jashtëm, Francois Philippe Champagne ka kontaktuar me qeverinë e Ukrainës dhe po komunikon me autoritetet përkatëse dhe partnerët ndërkombëtarë.
Gjithashtu, ai theksoi se ministri i Transportit, Marc Garneau po bashkëpunon me zyrtarë nga Drejtoria e Aviacionit Civil, “Transport Canada” si edhe me homologët e tij ndërkombëtarë, transmeton Express
Lutfi Haziri: Lumir Abdixhiku është kandidati që e përkrahim...
Neymar në ‘radarët’ e klubit amerikan
Serbia pritet të humbasë 1.5 miliardë euro nga fondet e BE-s...
Futet aplikimi i sistemit EES për udhëtime, ja çfarë duhet t...
Hajvalia në gjendje alarmante/Rruga “Brigada 153” mbushet me...
Pëson lëndime të rënda me motor, vdes shtetasi i huaj në Pri...