Bordi Këshillues Kombëtar i Imunizimit Kanadez (NACI), i cili mbikëqyr zbatimin e fushatës së vaksinimit të koronavirusit, ka rekomanduar që vaksina AstraZeneca të ndërpritet për njerëzit nën moshën 55 vjeç dhe ka kërkuar një analizë të re të përfitimit të rrezikut bazuar në moshën dhe gjininë.
Masa vjen si rezultat i raporteve nga Europa për rastet e rralla, por serioze të mpiksjes së gjakut, trombozës dhe në disa raste edhe vdekjeve pas vaksinimit, veçanërisht te gratë e reja, transmeton portali arbresh.info
Asnjë rast i tillë nuk është raportuar në Kanadë, edhe pse deri me tani janë përdorur 307 mijë doza të vaksinës AstraZeneca.
Udhëhequr nga këto rekomandime, një bord i zyrtarëve kryesorë të shëndetësisë, i cili përfshin përfaqësues rajonalë dhe federalë, tha se do të ndalonte përdorimin e vaksinës nën moshën 55 vjeç. Komiteti shtoi se vendimi u drejtua nga fakti që Kanada gjithashtu ka vaksina nga prodhuesit tjerë dhe shumica e dozave të administruara erdhën nga Pfizer dhe Moderna.
Rreth 11.8 përqind e kanadezëve janë vaksinuar kundër koronavirusit./arbresh.info/
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran