Kalifornia është një nga shtetet amerikane, e cila është duke u përballur me zjarre të fuqishme dhe temperatura ekstreme.
Guvernatori i saj shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në qarkun Marposa, ndërsa një zjarr i rënë në pyjet me lisa vazhdon të zgjerohet.
Situata paraqitet tejet e rrezikshme në Parkut Kombëtar Yosemite, ku përhapja me shpejtësi e flakëve rrezikon ta shndërrojë atë në një nga vatrat më të mëdha të zjarrit të regjistruara gjatë vitit. Parku Kombëtar Yosemite, është shtëpia e disa prej pemëve më të mëdha dhe më të vjetra në botë.
Zjarret kanë djegur shtëpi e makina. Mbi gjashtë mijë persona janë detyruar të largohen ndërsa zjarrfikësit luftojnë me flakët nga toka dhe ajri.
Ndryshimi i klimës rrit rrezikun e motit të nxehtë dhe të thatë, ç’ka nxit edhe më shumë zjarret.
Bota tashmë është ngrohur me rreth 1.1 gradë që nga fillimi i epokës industriale dhe temperaturat do të vazhdojnë të rriten nëse qeveritë në mbarë botën nuk reduktojnë emetimet. /euronews.al/
Shtyhet seanca për Erion Veliajn
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në K...
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...
Shqipëria ndaloi 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani ...
Kurti: Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të...
13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në ...