Themeluesi i ‘WikiLeaks-it’, Julian Assange u rikthye të mërkurën në atdheun e tij në Australi, disa orë pasi pranoi fajësinë mbi akuzat se kishte siguruar në mënyrë të paligjshme, duke i publikuar më pas, sekrete të ushtrisë amerikane.
Lirimi i tij ishte pjesë e një marrëveshjeje me Departamentin amerikan të Drejtësisë, që i dha fund një sage të gjatë ligjore.
Çështja penale mori fund në një mjedis shumë të pazakontë, në një gjykatë amerikane në Saipan, kryeqyteti i Ishujve të Marianës Veriore, një territor amerikan pranë Australisë.
Julian Assange u akuzua se kishte marrë dhe publikuar me qindra mijëra kabllogrameve diplomatike dhe të ushtrisë amerikane, që përmbanin detaje mbi shkelje të dyshuara të bëra nga ushtria në Irak dhe Afganistan.
Sipas prokurorëve zoti Assange komplotoi me ish-analisten e zbulimit ushtarak Chelsea Manning, për të siguruar të dhëna sekrete nga kompjuterat e Departamentit të Mbrojtjes, e më pas i publikoi ato pa marrë parasysh sigurinë kombëtare amerikane.
Po sipas prokurorëve, mes emrave të publikuar ishin edhe ata persona që kishin shërbyer si burime informacioni për forcat amerikane në Irak dhe Afganistan.
Veprimet e tij nxitën një valë mbështetjeje nga mbrojtësit e lirisë së shtypit, të cilët vunë theksin tek roli i zoti Assange pëpr të hedhuar dritë mbi aktet e paligjshme të ushtrisë amerikane.
Mes dosjeve të publikuara nga “WikiLeaks-i” ishte dhe një video e një sulmi me helikopter ‘Apache’ ndërmarrë nga forcat amerikane në Bagdad në vitit 2007, gjatë të cilit u vranë 11 persona, mes tyre dy gazetarë të agjencisë ‘Reuters’.
Jualin Assange zbriti nga avioni në Canberra të Australisë i shoqëruar nga Ambasadori australian në Shtetet e Bashkuara Kevin Rudd si dhe Komisioneri i Lartë në Mbretërinë e Bashkuar Stephen Smith, të cilët luajtën një rol kyç në negociatat me Londrën dhe Uashingtonin për lirimin e tij.
Gjatë një fjalimi në parlament Kryeministri australian Anthony Albanese tha se lirimi i zotit Assange, pasi kaloi pesë vite në një burg britanik, duke kundërshtuar ekstradimin në SHBA, ishte rezultat i një “pune të kujdesshme, të duruar e të vendosur” të qeverisë së tij.
Duke folur jashtë gjykatës në Saipanit, avokatja e zotit Assange, Jennifer Robinson, falënderoi kryeministrin Albanese “për rolin e tij udhëheqës, parimor e diplomatik, që mundësuan lirimin e themeluesit të “WikiLeaks-it’.
Pas mbërritjes në Canbera mbetet e paqartë se ku do të shkojë zoti Assange apo cilat janë planet e tij të ardhshme. Bashkëshortja e tij, Stella Assange, një avokate nga Afrika e Jugut me të cilën ai ka dy fëmijë, ndodhej prej ditësh në Australi në pritje të lirimit të tij./voa/
Shtëpia e Bardhë: Fushata ushtarake në Iran mund të zgjasë k...
Dy vetura aksidentohen në autostradë, një person pëson lëndi...
168 ekspertë certifikohen në drejtësi, Gërvalla: Partnerë të...
Tottenhami mund ta shkarkojë Tudorin vetëm pas tri ndeshjeve
Gjermania: Kosovës i duhen institucione funksionale
Rivarroset Myrteza Dylhasi nga Gjakova, i zhdukur gjatë luft...