Jordania do të rikthej karantinën dy ditore që nga mesnata pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19.
Udhëtarët që vijnë nga jashtë si dhe personat të sëmurë me kancer dhe dializë nuk bëjnë pjesë në këtë rregull, transmeton arbresh.info
Dyqanet e kafshëve mund të hapen vetëm nga dy orë në ditë, përderisa janë të pajisur me licencë nga ministria e Agrikulturës.
Jordania ka filluar karantinën në të gjithë vendin në mesin e muajit mars dhe gradualisht ka lehtësuar masat. Javën e kaluar, qeveria ka bërë të ditur rregullin për karantinë dy ditore e cila do të jetë në fuqi çdo vikend për javët e ardhshme për të parandaluar përhapjen e COVID-19.
Të dhënat e fundit të publikuara nga Jordania, të mërkurën, tregojnë se janë shënuar 2,423 raste ditore duke rritur numrin e përgjithshëm në 30,000 të infektuar dhe 257 viktima.
Përvec Jordanisë edhe Izraeli ka kthyer karantinën muajin e kaluar për shkak të rritjes së numrit të rasteve, shkruan BBC./arbresh.info/
Moti këtë fundjavë
Akt i guximshëm: Sasa publikon fotot ku tregohet trupi i saj...
Kurti: S`heqim dorë nga punët e mira e shërbimi ndaj të mirë...
Flick: Barcelona ka shumë punë, pavarësisht epërsisë
Raportohet se plani i paqes parasheh anëtarësimin e Ukrainës...
“18 vjet, dreq”, përplasje, ofendime e xhelozi mes Benitës d...