Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, u bëri thirrje britanikëve të bëjnë dozën e tretë të vaksinës kundër Covid-19.
Përmes një video të publikuar në Twitter, kryeministri britanik theksoi se ”sa e rëndësishme është të marrësh dozën përforcuese kundër Covid-19”.
“Sigurisht, është e vërtetë që pothuajse çdo i rritur në këtë vend ka marrë tashmë dozën e dyfishtë dhe, falë kësaj, ne kemi arritur të kthehemi në jetën tonë normale, por ne gjithashtu e dimë se mbrojtja nga vaksinat zvogëlohet me kalimin e kohës dhe kështu njerëzit që janë më të prekshëm ndaj Covid dhe që e kanë marrë dozën e dytë më shumë se gjashtë muaj më parë, tani janë në rrezik më të madh. Pandemia nuk ka mbaruar dhe rreziku nuk është zhdukur”, theksoi Johnson.
“Doza e tretë është po aq jetike, sa dy të tjerat. Eshtë e vetmja mënyrë për të forcuar imunitetin tuaj dhe të familjes suaj”, shtoi ai.
It’s so important to come forward and get your Covid booster jab when called.
We know that the protection given by the vaccines reduces over time, so it’s vital you get vaccinated, get boosted, and get protected. #GetBoosted pic.twitter.com/e5zCSkLX1l
— Boris Johnson (@BorisJohnson) October 22, 2021
Dy vetura aksidentohen në autostradë, një person pëson lëndi...
168 ekspertë certifikohen në drejtësi, Gërvalla: Partnerë të...
Tottenhami mund ta shkarkojë Tudorin vetëm pas tri ndeshjeve
Gjermania: Kosovës i duhen institucione funksionale
Rivarroset Myrteza Dylhasi nga Gjakova, i zhdukur gjatë luft...
Helikopterët britanikë kundër dronëve mbërrijnë në Qipro