Kryeministri Boris Johnson do t’i bëjë një fjalim kombit në lidhje me sulmin ushtarak rus në Ukrainë dhe përgjigjen e Britanisë së Madhe, i është thënë BBC-së.
Fjalimi do të pasohet nga një deklaratë për deputetët në Dhomën e Komunave në orën 17:00 GMT.
Kryeministri pritet të shpallë raundin tjetër të sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar kundër Rusisë pasi kryesoi bisedimet urgjente të Cobra me ministrat këtë mëngjes, transmeton arbresh.info.
Në një postim në Twitter, Johnson tha se Putini kishte “zgjedhur një rrugë gjakderdhjeje” dhe u zotua të “përgjigjej me vendosmëri” në bashkëpunim me aleatët.
Raundi i parë i sanksioneve, i shpallur të hënën, kishte në shënjestër pesë banka ruse dhe tre miliarderë rusë, asetet e të cilëve ishin ngrirë.
Më herët, ministri i Ministrisë së Jashtme, James Cleverly, paralajmëroi për “sanksionet më të mëdha dhe më të rënda ekonomike” që Rusia kishte parë ndonjëherë si përgjigje ndaj sulmit./arbresh.info/

I am appalled by the horrific events in Ukraine and I have spoken to President Zelenskyy to discuss next steps.
President Putin has chosen a path of bloodshed and destruction by launching this unprovoked attack on Ukraine.
The UK and our allies will respond decisively.
— Boris Johnson (@BorisJohnson) February 24, 2022
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit