Ish-zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, e ka zënë vendin e parë në një sondazh të votuesve në Iowa. Sipas këtyre rezultateve, senatori Bernie Sanders e ka zënë vendin e dytë.
Biden ende nuk ka njoftuar nëse do të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. Sidoqoftë, ai i ka marrë 27 për qind të votave të pjesëmarrësve të këtij sondazhi, ndërsa Bernie Sanders i ka marrë 25 për qind të tyre. Kjo matje është bërë nga kompania “Selzer & Co”.
“Nëse do të isha Joe Biden dhe do të isha i ulur mbi një rrethojë, ky rezultat do të më bindte që të kërcej”, tha Ann Selzer, shefe e kompanisë që e bëri sondazhin.
Rreth 65 për qind e pjesëmarrësve në këtë matje kanë thënë se Biden ka më shumë përvojë se secili kandidat tjetër dhe se duhet të futet në garë, ndërsa 31 për qind e tyre kanë thënë se koha e tij si kandidat ka kaluar.
Të paktën 12 kandidatë janë bërë pjesë e garës brenda partisë demokratike për ta sfiduar presidentin aktual. Sidoqoftë, pritet që njoftimin për pjesëmarrje në garë ta bëjnë edhe figura tjera të njohura, përfshirë ish-zëvendëspresidentin Biden dhe ish-kongresmenin Beto O’Rourke, shkruan “The Guardian”.
IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore nga e marta në Kosovë...
Como e Vojvodës fiton derbin me Romën
Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëh...
Rregulla të forta për plazhet e shqiptare, gjoba deri në 4 m...
Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë
Gjermania ‘skeptike’ në lidhje me misionin detar të BE-së në...