Ish-nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, gjatë pushimeve të fundvitit do të diskutojë më familjarë nëse do të kandidojë prap për postin e Presidentit të SHBA-ve, kanë thënë burime të afërta me Biden, transmeton AP.
Ata folën në kushte anonimiteti pasi Biden ende po e peshon këtë çështje.
Ky ka qenë një vit me shumë aktivitete për Joe Biden, përfshirë vizitat në 31 shtet, për të përkrahur, aktivitetet e kandidatëve demokrat për zgjedhjet e nëntorit, por edhe për të promovuar një libër për djalin e tij të ndjerë.
Sipas këtyre burimeve, Biden ka mbajtur disa takime kohën e fundit me përkrahës të vjetër të tij, për të parë se çfarë mund të duket një fushatë presidenciale e ardhshme, përcjell REL.
Ai e deklaroi veten “personi më i kualifikuar në vend për të qenë president” gjatë një paraqitje javën e kaluar në Montana.
IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore nga e marta në Kosovë...
Como e Vojvodës fiton derbin me Romën
Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëh...
Rregulla të forta për plazhet e shqiptare, gjoba deri në 4 m...
Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë
Gjermania ‘skeptike’ në lidhje me misionin detar të BE-së në...