Policia po verifikon për të parë nëse piloti grek që vrau gruan e tij 20-vjeçare, mund të ketë lidhje edhe me vdekjen e mistershme të pronarit të një restoranti, i cili ishte miku i tij.
Harallambos Anagnostopoulos e mbyti Caroline Crouch, me një jastëk në sytë e vajzës së tyre të vogël dhe u përpoq të devijonte hetimet e policisë nga vetja, nën pretendimin se krimin e kishte kryer një bandë fantazëm grabitësish të dhunshëm.
Tani po verifikohet nëse Babis, siç njihej ndryshe, ka lidhje me vdekjen e 53-vjeçarit Stavros Dogiakis, i cili u gjet i i pajetë në 22 qershor me një plagë plumbi në kokë. Fillimisht u mendua se bëhej fjalë për një vetëvrasje, por miqtë e 53-vjeçarit pyesin sesi është e mundur qe ai kishte plagë edhe në kokë, dhe në gjoks. Dogiakis ishte fqinj i çiftit në Athinë, ndërsa Caroline dhe Babis e frekuentonin rregullisht restorantin e tij.
Policia po fokusohet edhe tek të ardhurat e pilotit, që bënte pushime ekzotike, qëndronte nëpër hotele shumë të shtrenjta dhe kishte motoçikleta mjaft të kushtueshme në një kohë kur rroga e tij ishte 3 mijë euro në muaj. Vendosja e 32-vjeçarit në seksionin e krimeve jo të dhunshme të Koridhalosë ka shkaktuar zemërim në radhët e publikut.
“Jeni çmendur? Ky njeri vrau gruan, vrau qenin e familjes, gënjeu policinë për 6 javë rresht dhe ju e vendosni në qeli VIP-ash”, pyeti i acaruar një shikues që i telefonoi një televizioni grek./tch/
Kos thotë se ka zhvillime “inkurajuese” lidhur me pesë shtet...
Haaland komenton rastin me mbrojtësin e Arsenalit: Gabriel d...
Izraeli dhe Libani do të rifillojnë bisedimet e paqes të enj...
“Presidenti t’i takojë VV-së, e papranueshme për neve”, Lush...
Konate pranë rinovimit me Liverpoolin
Shtrenjtimi i naftës rrit shitjet e makinave elektrike me 51...