Jerusalemi Lindor, përplasje të ashpra për vendin e shenjtë

16:19 | 21 Korrik 2017
M. A.

Forcat izraelite dhe palestineze janë përleshur në Jeruzalemin Lindor dhe në Bregun Perëndimor të pushtuar pas përplasjeve për një vend të shenjtë të Jerusalemit.

Derisa protestuesit po hidhnin gurë dhe objekte të tjera jashtë mureve të Qytetit të Vjetër, Policia hodhi ujë të ftohtë dhe gaz lotsjellës, transmeton Klan Kosova.

Thuhet gjithashtu se një i ri palestinez u qëllua për vdekje por rrethanat e vrasjes nuk janë ende të qarta.

Tensionet janë rritur pasi dy policë izraelitë u vranë të premten e kaluar. Tre arabo-izraelitë kanë vrarë oficerët në afërsi të vendit të shenjtë i njohur për muslimanët si Haram al-Sharif dhe për hebrenjtë si mali i Tempullit.

Personat e armatosur u vranë pasi u ndoqën në kompleksin e shenjtë.

Fraksionet palestineze kanë bërë thirrje për një “ditë zemërimi” të premten në një protestë ndaj instalimit të detektorëve metalikë në hyrje nga ana e Izraelit.

Udhëheqësit palestinezë dhe islamikë kanë kundërshtuar ashpër masën duke thënë se kjo është një shkelje e status quo-së.

Izraeli thotë se është e domosdoshme për sigurinë pasi që armët e përdorura për të vrarë policët janë kontrabanduar në vendin e shenjtë.

Zona, në Jerusalemin Lindor, ka qenë nën pushtimin izraelit që nga viti 1967.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme