Dorëhiqet kryetari i parlamentit në Turqi. Binali Yildirim, i njohur ndryshe edhe si krahu i djathtë i Presidentit Erdogan që prej viteve 1990, do të kandidojë në zgjedhjet e 31 Marsit për postin e kryetarit të bashkisë së Stambollit.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Yildirim, i cili në një darkë lamtumire tha: “Gjëja e parë që do të bëj pas kësaj darke do të jetë dorëzimi i dorëheqjes në Asamblenë e Përgjithshme Kombëtare. Nesër në orën 09:00 të mëngjesit, do ia dorëzoj postin Celal Adanit, si deputeti më i vjetër në parlament.”
Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve “Anadolu Agency”, Parlamenti turk pritet të zgjedhë drejtuesin e ri të dielën e 24 Shkurtit.
Nën efektet e një situate të vështirë ekonomike, Yildirim do të përfaqësojë Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim të Presidentit Erdogan në zgjedhjet e 31 Marsit për bashkinë e Stambollit.
Të paktën 40 të vdekur pas shpërthimit të zjarrit në një res...
Basha për vdekjen e Dacit: La gjurmë të pashlyeshme në histo...
Çfarë dihet për sulmin e dyshuar ndaj rezidencës së Putin?
Sot varroset Endrit Lajqi, i riu që u gjet i vdekur në një v...
Ndërroi jetë Nexhat Daci
Policia gjen drogë tek pasagjeri i një autobusi në Merdarë