Sigmar Gabriel nuk do të jetë më pjesë e qeverisë së re gjermane.
Ai shkroi në Twitter se nuk është më pjesë e qeverisë, por do të jetë vetëm deputet i zgjedhur i drejtpërdrejtë Parlamentit gjerman. Për këtë e kishin njoftuar krerët e Partisë Socialdemokrate. Ai i uroi socialdemokratëve ‘nga zemra’ suksese.
Revista gjermane Spiegel, përcjell Telegrafi, njofton se ministër i Jashtëm pritet të jetë ministri aktual i Drejtësisë, Heiko Maas. Por zyrtarisht SPD i bën të njohur të premten emrat e ministrave të saj në kabinetin e ri. /Telegrafi/
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër