Udhëheqësi i kurdëve në Irak, Masoud Barzani, tha se do të heqë dorë nga pozita e tij si presidenti me 1 nëntor.
Ai e morri këtë vendim pas referendumit të pavarësisë, të cilin e mbrojti fuqishëm dhe shkaktoi një krizë rajonale, shkruan Reuters, transmeton portali arbresh.info
Në një fjalim në televizion, pari që nga koha kur forcat irakiane nisën një ofensivë të papritur për të rimarrë territorin e mbajtur kurdë më 16 tetor, Barzani konfirmoi se ai nuk do ta zgjasë mandatin e tij presidencial pas 1 nëntorit “me asnjë kusht”.
“Unë jam i njejti Masoud Barzani, jam një Peshmerga ( luftëtar kurd) dhe do të vazhdoj të ndihmoj popullin tim në luftën e tyre për pavarësi”, tha Barzani, i cili ka bërë fushatë për pavarësinë kurde për gati katër dekada./arbresh.info/
Kurti në 45-vjetorin e demonstratave të ’81-shit: “Kosova Re...
Mircea Lucescu largohet nga kombëtarja e Rumanisë, pasi dësh...
“Në fushë lamë gjithçka për ju, për flamurin, për çdo ...
Vojvoda me super mesazh motivues: Qajmë dhe qeshim së bashku
Haxhiu: Demonstratat e vitit 1981 krijuan një ndërgjegjësim ...
Policia parandalon një rast të vjedhjes së pyllit në fshatin...