Kryeministri tunizian, Elyes Fakhfakh ka paraqitur dorëheqjen e tij te Presidenti pasi mbi 100 ligjvënës nxitën një votë mosbesimi ndaj tij, transmeton Anadolu Agency (AA).
Mediat lokale raportuan se së bashku me kryeministrin Fakhfakh, presidenti Kais Saied priti në pallatin presidencial edhe kreun e Asamblesë dhe liderin e Lëvizjes Ennahda, Rashid al-Gannushi dhe sekretarin e përgjithshëm të Konfederatës së Unionit të Përgjithshëm të Punës, Noureddine Taboubi.
Gjatë takimit, Fakhfakh paraqiti dorëheqjen e tij.
Presidenca e Tunizisë ende nuk është prononcuar zyrtarisht për këtë çështje.
Një grup prej 105 ligjvënës tunizianë sot më herët paraqitën një peticion në Parlament duke kërkuar një votë mosbesimi për qeverinë e kryeministrit Fakhfakh.
Që nga 27 shkurti, Fakhfakh ka kryesuar një koalicion që përfshin Lëvizjen Ennahda, Lëvizjen Demokratike, Lëvizjen Popullore, Lëvizjen Hayat Tunis dhe Bllokun e Reformës Kombëtare.
Sipas Kushtetutës së Tunizisë, Ennahda kishte nevojë për 109 vota për të shpallur mosbesimin në qeveri.
Të hënën, Autoriteti Kombëtar kundër Korrupsionit, një organ i pavarur kushtetues, referoi dokumentet mbi të ardhurat e kryeministrit Fakhfakh tek gjyqësori dhe kreu i Parlamentit.
Rinia Demokratike e Kosovës sot mban aksion simbolik para Qe...
Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait pezullon përkohësisht flutur...
Trump paralajmëron NATO-n për pasoja nëse nuk sigurohet Ngus...
Nuk është më i paprekshëm, ylli i Real Madridit drejt largim...
Vdekja e të riut në Pejë, familja del me njoftim
Edhe mjekët e profesorët tani obligohen të deklarojnë pasuri...