Kryeministri sllovak Eduard Heger këtë të dielë ka kërkuar presidentit të Sllovakisë që ta lirojë nga detyra, pasi dorëheqjet e ministrave e dobësuan kabinetin e tij në kryerjen e detyrave para zgjedhjeve të shtatorit.
Heger është planifikuar të takohet më vonë sot me presidenten Zuzana Caputova, e cila ka autoritetin për të emëruar një kryeministër të ri të përkohshëm.
Ndër të tjera në media shkruhet Heger është përballur me thirrjet nga opozita për t’i hapur rrugë një qeverie teknike, për të udhëhequr vendin deri në zgjedhjet e parakohshme në shtator.
Koalicioni qeverisës humbi shumicën në shtator të vitit të kaluar, kur Partia e Lirisë u largua nga aleanca dhe më vonë akuzoi qeverinë se nuk bëri mjaftueshëm për të ndihmuar qytetarët të paguajnë për rritjen e kostove të energjisë që arritën nivele rekord në Evropë vitin e kaluar. /abcnews.al
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit