Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se rreth 13 milionë njerëz në Jemen janë duke u përballur me uri.
Ata kanë bërë thirrje për koalicionin ushtarak, të udhëhequr nga Arabia Saudite që të ndalë sulmet ajrore, të cilët po vrasin civilë, transmeton portali arbresh.info
OKB ka theksuar se Jemeni është duke e përjetuar urinë më të keqe në botë për 100 vjet.
Lufta civile e Jemenit filloi tre vjet më parë, kur rebelët Houthit, të mbështetur nga Irani, morën pjesën më të madhe të vendit, duke përfshirë kryeqytetin Sanaa.
Arabia Saudite, e mbështetur nga SHBA, Britania e Madhe dhe Franca, po përdor sulme ajrore në mbështetje të qeverisë së njohur ndërkombëtarisht.
Të paktën 10 mijë njerëz javë vrarë gjatë konfliktit dhe miliona tjerë janë zhvendosur./arbresh.info/
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...