Organizata ‘Save the Children’ ka paralajmëruar se shkalla e infeksionit të kolerës në Jemen është trefishuar gjatë 14 ditëve të fundit.
Sipas kësaj organizate rreth 105 fëmijë preken nga sëmundja çdo orë – ose një në çdo 35 sekonda, transmeton portali arbresh.info
Grant Pritchard, drejtor gjeneral i organizatës në fjalë ka theksuar se ‘vendi tashmë është në prag të kolapsit të përgjithshëm’.
Gjatë luftës aktualisht ndezur në vend të Lindjes së Mesme, më shumë se 7600 persona kanë humbur jetën dhe 42,000 janë plagosur që nga marsi 2015.
Ky konflikt ka shkaktuar një katastrofë humanitare e cila ka goditur më së shumti fëmjët e vegjël.
Më shumë se dy milionë fëmijë nga Jemeni janë jashtëzakonisht të kequshqyer, duke i lënë ata të pambrojtur ndaj sëmundjeve.
Caroline Anning nga organizata për bamirësi ka thënë për The Indepenent se kolera është formë akute diarre, që mund të shkaktohet nga një numër bakteriesh, virusesh dhe parazitësh.
Lufta ka shkatërruar edhe instucionet mjeksore, prandaj sipas saj trajtimi mjeksor i fëmijëve në Jemen po vjen duke u vështirësuar./Arbresh.info
Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran
BBC vlerëson maksimalisht Shqipërinë në Eurovision
Seanca në rastin Hashim Thaçi dhe të tjerët “kundër adminis...
Barcelona për herë të 29-të, kampione e Spanjës
Kanë bashkë një duet të suksesshëm, Tayna thotë se nuk flet ...
Arrestohen tre tifozë pas ndeshjes mes Trepçës dhe Vushtrris...