Japonia do të dërgojë anije luftarake dhe aeroplanë patrullimi për të mbrojtur anijet japoneze në Lindjen e Mesme, pasi që situata në rajon, në të cilën del rreth 90 përqind e importit të naftës, mbetet ende e tensionuar.
Nën planin e kabinetit, një shkatërrues i pajisur me helikopter dhe dy aeroplanët patrullues P-3C do të dërgohen për mbledhjen e informacionit që synojnë të sigurojnë një kalim të sigurt për anijet japoneze përmes rajonit, transmeton portali arbresh.info.
Nëse ka raste urgjente, një urdhër i veçantë do të nxirret nga ministri japonez i mbrojtjes për të lejuar forcat të përdorin armë për të mbrojtur anijet në rrezik.
Fërkimi midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara është rritur që nga viti i kaluar, kur Presidenti amerikan Donald Trump tërhoqi SHBA-të nga një marrëveshje ndërkombëtare bërthamore e 2015-ës me Iranin dhe ri-vendosi sanksione mbi të, duke shkatërruar ekonominë e saj.
Në maj dhe qershor, pati disa sulme ndaj anijeve tregtare ndërkombëtare, përfshirë tankerin në pronësi Japoneze Kokuka Cajoous, në rajon, për të cilin SHBA-të fajësuan Iranin.
Teherani mohon akuzat./arbresh.info/
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici
Reperi Buta i përfshirë në përleshjen me armë zjarri sonte n...
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...