Ministri i Jashtëm japonez, Fumio Kishida do të përmbyll sot një marrëveshje të gjerë mbi tregtinë e lirë me Bashkimin Evropian këtë javë, njoftoi Tokio.
“Është shumë e rëndësishme që të arrijmë një marrëveshje të gjerë që në fillim dhe të ngremë flamurin e tregtisë së lirë në mes të tensioneve të lëvizjeve proteksioniste në mbarë botën”, tha kryeministri, Shinzo Abe gjatë mbledhjes me kabinetin, sipas gazetës “Jiji Press”.
Kishida do të zhvillojë nesër bisedime me komisioneren evropiane të Tregtisë, Cecilia Malmstrom, e cila ishte në Tokio për dy ditë bisedime mbi paktin e propozuar tregtar.
Kryeministri, Abe pritet të takohet me presidentin e Këshillit të BE-së, Donald Tusk dhe presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker për të zhvilluar të enjten bisedimet mbi çështjen e tregtisë së lire.
Të dy palët nuk kanë arritur ende një marrëveshje përfundimtare lidhur me tarifat e makinave dhe fermave dhe produkteve të qumështit.
Shqipëria nuk gjen qetësi, një tjetër tërmet godet Tiranën
Netanyahu: Arritëm fitore historike
Ky është 48-vjeçari që humbi jetën pas një aksidenti në Sllo...
E kryer/ Fati do t’i bashkohet në formë huazimi Monaco...
Gjendet pa shenja jete 74-vjeçari në Prizren
Inzaghi e do tek Al-Hilal futbollistin e Interit