Nisja e raketës u pezullua për shkak të zjarrit që shpërtheu në platformën e lançimit
Pas dështimit të lançimi të planifikuar dy javë më parë për shkak të shpërthimit të zjarrit, Japonia të mërkurën dërgoi me sukses raketën pa pilot me anijen kozmike të ngjitur në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS).
Mitsubishi Heavy Industries Ltd nisi raketën H-2B që transportonte anijen e Agjencisë së Hulumtimit të Hapësirës Ajrore të Japonisë “Kounotori 8” nga Qendra Hapësinore Tanegashima në provincën Kagoshima në jugperëndim të Japonisë rreth orës 01.05 pas mesnate sipas kohës lokale (16:05 sipas kohës të Evropës Qendrore të martën), raportoi agjencia e lajmeve Kyodo.
Më 11 shtator, zjarri kishte shpërthyer në platformën e lançimit të raketës, disa orë para lançimit, i cili më pas u pezullua.
Anija kozmike “Kounotori 8” ose “lejleku i bardhë” do të dërgojë rreth 5.3 ton furnizime për astronautët në ISS, përfshirë ushqime dhe ujë, si dhe bateritë dhe pajisjet e nevojshme për eksperimente.
Hetimet përcaktuan se flakët, të cilat shpërthyen rreth 3 orë para lançimit, u shkaktuan nga niveli i lartë i oksigjenit të lëngshëm të ftohësit të motorit.
Raporti më tej shton se lançimi ishte planifikuar për të martën, por ishte shtyrë përsëri për të shmangur afrimin me anijen kozmike ruse Soyuz që do të lançohej të njëjtën ditë. /AA
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...