Rreth 1.800 hektarë tokë janë djegur nga zjarri pyjor që filloi më 26 shkurt në Japoninë verilindore.
Agjencia japoneze e Menaxhimit të Zjarreve dhe Fatkeqësive, në një deklaratë në lidhje me zjarrin në qytetin Ofunato të prefekturës Iwat, ka thënë se operacionet për shuarjen e zjarreve po vazhdojnë me 1.700 zjarrfikës dhe helikopterë, raportoi Kyodo News.
Agjencia tha se që nga 26 shkurti, zjarri ka djegur një sipërfaqe prej rreth 1.800 hektarësh.
Në deklaratë thuhet se rreth 4.600 banorë të qytetit janë urdhëruar të evakuohen.
Autoritetet raportuan se një trup i djegur është gjetur gjatë operacioneve në zonë më 27 shkurt.
Këto janë dhjetë projektligjet që u miratuan sot në Kuvend
Një i vdekur dhe dy të lënduar pas një aksidenti në Livoç të...
Haxhiu: Eliot Engel, përkrahës i palëkundur i lirisë dhe sht...
Ambasada e Kosovës në SHBA për vdekjen e Eliot Engel: Trashë...
Vdekja e Engel, Abdixhiku: Humbëm një mik të madh, por mbësh...
Vjosa Osmani: Eliot Engel ishte zëri i Kosovës në Kongresin ...