Pritja tradicionale e Vitit të Ri në Japoni, të cilën e organizon perandori japonez, sivjet është anuluar për shkak të rritjes së të infektuarve me koronavirusin e ri (COVID-19) në këtë vend.
Agjencia për çështje perandorake (Kunaicho) vendosi të anulojë kremtimin që në fillim të çdo viti mbahet në sheshin e pallatit në Tokio, raporton agjencia e lajmeve Kyodo.
Në këtë mënyrë nuk do të mbahet as ngjarja në kuadër të së cilës perandori Naruhito dhe perandoresha Masako më 2 janar nga ballkoni i pallatit përshëndesin mijëra persona.
Vendimi theksoi se prania e një numri të madh njerëzish në pjesën e hapur dhe të mbyllur të pallatit mund të përbënte rrezik të madh në kontekstin e procesit të epidemisë.
Adresimi i parë i ditëlindjes së perandorit Naruhito, i cili mori fronin në maj të vitit 2019, po ashtu u anulua për shkak të pandemisë së koronavirusit, ndërsa Naruhito në shkurt të këtij viti mbushi 60 vjeç.
Adresimi tradicional i perandorit me rastin e Vitit të Ri për herë të fundit në Japoni është anuluar në vitin 1990, për shkak të vdekjes së perandorit Hirohito./AA/
Policia arreston të dyshuarin për gjuajtje me armë në Poduje...
Paz flet për të ardhmen tek Reali
“Po s’fitove do kesh probleme”, Limi e paralajmëron Albën
Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Sërgjan Lazoviqin, mb...
Tirana rikthen gardian dardan, Visar Bekaj
Gërvalla: Kadare i dha Kosovës zë botëror