Një 116 vjeçare japoneze, e cila ka pasion lojën strategjike Othello, nga Rekordet Botërore të Guinessit është shpallur njeriu më i moshuar i gjallë në botë, transmeton Andolu Agency (AA).
Autoriteti global që dokumenton rekordet botërore, në një ceremoni të mbajtur në azilin e pleqve në Fukuoki, shpalli zyrtarisht të moshuarën Kane Tanaku për personin më të moshuar në botë. Në ceremoninë në fjalë morën pjesë familja e saj dhe kryebashkiaku i Fukuokas.
Tanaka ka lindur më 2 janar të vitit 1903, si fëmija i shtatë nga gjithsej tetë fëmijët e familjes. Në vitin 1922 ajo martohet me Hidea Tanake me të cilin ka lindur katër fëmijë dhe ka një ka adaptuar.
Kane thotë se zakonisht zgjohet në ora gjashtë të mëngjesit dhe ka pasion matematikën.
Para saj, njeriu më i moshuar i gjallë në planet ishte gjithashtu një japoneze, Chiyo Miyako, e cila ndërroi jetë në moshën 117 vjeçare.
Japonezët dominojnë në listën e personave më të moshuar. Në Japoni njerëzit janë aktiv edhe në të tetëdhjetat e tyre, madje edhe më vonë.
Personi më i moshuar i gjallë në histori ishte francezja Jeanne Louise Calment, e cila jetoi 122 vjet.
Përleshja në Ferizaj, i përfshirë edhe reperi Buta – policia...
Grabitje e armatosur në Zym të Prizrenit, sulmohen dy qyteta...
Kapet sasi e madhe drunjsh në kufi me Serbinë, policia jep d...
Shtetasja serbe raporton rrejshëm sulmin ndaj vajzës së saj,...
Man City kampion i Anglisë? Pep Guardiola tregon se si mund ...
Brikena nuk arrin ta prek finalen e madhe të Big Brother Alb...